Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është trajtimi i duhur?

Ne javen e 23 kisha dhimbje dhe shtrengime te forta ne bark dhe shkova tek mjeku i cili me ndaloi ne spital per ti pranuar dy infuzione, ku njera pranoheshte per 24 ore, njekohesisht pranova edhe amoxicilin sepse kisha infektim ne urine, pasi perfundova me keto me mori bris per ti bere analiza Cervikale, Vaginale, Mikoplazma, Clamidia dhe Toxoplazma nga ku vetem Mikoplazma me doli pozitive kurse te tjerat me dolen negative, per kete pranova Hemomycin (azitromicin) tre tableta dhe 6 kapsula vaginale Polygynax dhe magnesium 250 dy here ne dite. Desha te di a ka qene ky trajtim i duhuri dhe tani me tha ti vazhdoj vetem magnesiumin dy here mirpo une para kesaj isha duke perdorur vitaminat mamavit gjate trajtimit i nderpreva, a mund ti vazhdoj se mos bejne donje reaksion me magnesiumin. Tani jam ne javen e 26 dhe nuk kam aq shtrengime te forta dhe te shpeshta sa i kisha , tani i kam shum me te ralla dhe me te lehta. Me fal nese e zjata pak dhe te falenderoj per te gjitha pergjigjet qe mi ke dhene.

Vjosa Luli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa

Trajtimi me antibiotikë, është trajtim i domosdoshmëm për infeksionet si ato të natyrës që ti referon, pasi duhet të dish se infeksionet urogjenitale nëse nuk trajtohen si duhet prishin ecurinë e shtatzënisë.

Multivitaminat duhet ti vazhdosh edhe pse trajtohesh me magnesium, çdo ditë deri në 45-së ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti