Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur hyj në muajin e 9?

Pershendetje. Doktor mund te me jepni daten e sigurt se kur hy ne muajn e 9? Flm.

Mimoza Blakqori (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Mimoza,

Në mjekësi shtatzënia llogaritet me javë dhe jo me muaj. Sigurisht të intereson se kur fillon periudha brenda së cilës ndodh lindja dhe nëse ndodhë a është me kohë.

Një lindje konsiderohet normale nëse ajo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë, pra lindja quhet me kohë prej javës së 37 deri në javën 42.

Duhet ta dish se vetëm 3% e grave lindin saktësisht në datën kur caktohet termini i lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(14 vite më parë)
Mimoza Dr ta paska spjegu me mjeksi, une po ta spjegoj popullorqe, nese e ke termin e lindjes psh me 3 dhjetor, me date 3 nentor hyn ne muajin e nente. Java 31 nuk eshte fundi i muajit te tete si e ke pershkru ti, sepse shtatezanija me jave llogaritet me 10 muaj nga 4 jave, mirepo sic te ka spjegu doktori, lindja ndodhe deri 42. Jave

/komuniteti