Çfarë të bëj për rregullimin e ciklit?
Ervina Sheta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ervina,
Një cikël konsiderohet normal kur ka kohëzgjatje prej 28 ditësh minus/plus 7 ditë (pra nga 21 deri 35 ditë), me kushtin që kohëzgjatja të jetë ritmike. Të rekomandoj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të kryer disa dozime hormonale dhe përjashtuar mundësinë e çrregullimit të tyre. Paralelisht bëj edhe këshillim parakoncepsional, që do të thotë kontroll të specializuar për ty dhe bashkëshortin.
Për të mësuar më shumë mbi këshillimin parakoncepsional, lexo artikuulin e linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Mimoza! Desha te ndaj me ju shqetesimin tim, dhe uroj te me ndihmoni sadopak. Une kam crregullime te njepasnjeshme te menstruacioneve, ato asnjehere nuk me vijne ne te njejten date, por ne data komplet te ndryshme, nje muaj me 14,muajin tjeter me 20, muajin tjeter ne 30 e keshtu me rradhe, do doja te dija cfare te bej, a te marr ndonje ilac per rregullimin e ciklit apo te bej analiza? A do kem probleme per te ngelur shtatzene? Te falenderoj dhe uroj te me ndihmosh. Te pershendes.