Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë trajtimi më duhet për PCOS?

Doktoreshe jam 19 vjece dhe kam PCOS. Mjekja me tha te merrja yasmin per 6 muaj. Tani une sapo musha 6 muaj qe kam marre kete mjekim. Tashme cfare duhet te bej? Jam e shqetesuar gjithashtu per daljen e qimeve ne trup e fytyre dhe renien e flokeve, gjate ketyre muajve qe kam marr yasmin keto simptoma me jane rralluar po doja te dija mese nuk marr me kontraceptive por nje mjekim tjeter keto simptoma a do shfaqen serisht? Gjithashtu kam bere analizat e sekrecioneve dhe me ka dale staphylococcus aureus ndersa analizat e urines filamente me shumice. Gjate 2 muajve te fundit mesntuacionet i kam pasur me copa te medha dhe me ngjyre shume te erret. Jam shume e shqetsuar pasi kam lexuar se tepermi ne internet dhe here pas here lexoj qe shume femrave i edhte dhene mjekimi i gabuar. U zgjata shume por jam shume e merzitur dhe kam frike se nuk do kem femije ne te ardhem. Do doja te dija cfare mjekimi duket te marr tani ose cfare duhet te bej? Do tu isha shume mirenjohese te merrja nje pergjigje nga ju. Gjithe te mirat!

Eni Eni (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni

Në protokollet e trajtimit të PCOS, rekomandohet trajtimi me estroprogestativ për një periudhë kohore prej 6-të muajsh. Të rekomandoj të bësh edhe një analizë që quhet insulinemia. Nëse kjo analizë rezulton mbi normë, atëherë duhet që në trajtim të shtohen edhe metformina ose siofori. Kur të mbarosh trajtimin, bëj një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve.

Sekrecionet vaginale, duhet të trajtohen në bazë të rezultatit të antibigramës. Mjeku do ta përshkruaj medikamentet në recetë , bështetur këtyre rezultateve.

Nëse trajtimet e rekomanduara nga mjeku si për PCOS-në ashtu edhe për infeksionet vaginale do të zbatohen me rigorozitet, nuk ka arsy që të mos kesh edhe ti fëmijë si të gjitha nënat e tjera.

Gjithë të mirat.

Eni Eni (14 vite më parë)
Doktoreshume shume faleminderit per pergjigjen. Sot pas 6 muajsh qe kam marre trajtimin me kontaceptive bera nje eko gjinekologjike dhe doli qe nuk kisha ciste dhe gjithca ishte ne rregull madje doktoresha nuk me dha asnje mjekim tjeter. Jam shume e shqetesuar pasi me sa kam lexuar dhe jam interesuar trajtimi duhet te vazhdoje. Analizat e me keshilove do shkoj ti bej patjeter dhe shume faleminderit per keshillat jeni shume e mire .

/komuniteti