Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta e rënë afër qafës së mitrës!

Pershendetje doktoreshe Mimoza! Uroj qe te jeni mire me shendet dhe me pune! Jam Denisa dhe jam shtatzene, sipas doktoreshes qe me vezhgon jam ne javen e 13. Kjo eshte shtatzenia ime e pare dhe cdo gje e vogel me shqeteson per ecurine e shtatzenise time. Do doja t'ju pyesja per disa shqetesime qe kam. Kam bere te gjitha analizat e nevojshme dhe me kane dale shume mire. Edhe eko me doli shume mire per sa i perket shendetit te bebit tim, por me shqetesoj dicka qe me tha doktoresha. Bebi ishte pak me poshte se sa duhet te jete zakonisht, afer qafes se mitres. Dua te di a ka ndonje problem per ecurine e shtatzenise time dhe per bebin? Kam marr acid folik kete tre mujor te pare, dhe i nderpreva kur me tha doktoresha, mirepo ajo nuk me dha ilace te tjera, p.sh vitamina apo dicka tjeter. A duhet te perdor ilace per tre mujorin e dyte dhe cilat? Dhe nje pyetje te fundit: Gjate ketyre muajve kam rene ne peshe 3 Kg, jam ne merak si do shtoj Kg, kur nuk kam shume oreks dhe fare neps, madje ndonjehere edhe e nxjerr ushqimin ( tani rralle ndodh). Ju kerkoj falje per kohen qe ju mora! Ju uroj gjithe te mirat dhe pune te mbare! Me respekt Denisa!

Diellza Avdia (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Në javën e trembëdhjetë është normal që embrioni të duket poshtë në ekzaminimin ekografik, pasi edhe hapsira e mitrës është e vogël në këtë periudhë. Pra nuk mendoj që ka problem. Në lidhje me marjen e acidi folik, nuk rekomandohet marja e tij pas javës së 12-të të shtatzënisë. Në këtë periudhë, rekomandohet përdorimi i multivitaminave të cilat ndihmojnë për një ecuri normale të shtatzënisë. Gjithashtu edhe shtesa në peshë nuk duhet të shqetësojë. Në bazë të peshës që kishe kur fillove shtatzëninë, dhe të gjatësisë trupore, mjekja duhet të llogarisë sa kilogram peshë duhet të shtosh gjatë shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti