Mundësi shtatzënie
Granit Desipojci
(14 vite më parë)
Përshëndetje Granit,
Gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura gjithmonë egziston mundësia e një shtatzënie të padëshiruar. Spermatozoidet jetojnë në rrugët gjenitale deri në 72 orë, nga momenti i ejakulimit. Në shkatërimin e spermatozoidëve ndikon kryesisht ambjenti vaginal (pehashi pH) dhe konsistenca e mukusit cervikal.
Shpresoj ta kaloni këtë situatë dhe herën e ardhshme të keni marrëdhënie të mbrojtura.
Gjithë të mirat.
Pershendetje MD Mimoza Keta, pike se pari deshiroj tju falemenderoj per te gjitha pergjigjet qe me keni dhene me pare, dhe ju pergezoj per punen e mrekullueshme qe po beni. Kam pasur marredhenie me te dashuren, heren e pare beme marredhenie me prezervativ, ndersa pas disa minutave e bem perseri por pa prezervativ, mirepo sjam i sigurt a kam ejakuluar brenda dhe desha te di sa jane gjasat qe te mbetet e dashura shtatzene, ose thene ndryshe a mjafton sasia e spermes qe te mbetet e dashura shtatzene (gjithashtu koha kur kryem marredhenie ishte rreth 3-4 dite para ciklit menstrual te saj).