Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të mbes shtatzënë?

Pershendetje, une kam 5 muaj qe dua te bej nje femije por nuk po mundem. Menstruacionet i kam shume te crregullta cdo muaj me vine me data te ndryshme, cfare duhet te bej dhe a ndikon kjo ne shtatzanine time? Cfare eshte dita e ovulacionit dhe pas sa kohesh e marr vesht qe kam mbetur shtatzene? Ju falenderoj.

Ervina Sheta (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Ervina,

Nivelet hormonale janë thelbësore në rregullshmërinë e menstruacioneve, dhe për shtatzëni. Kontakto një mjek obstetër-gjinekolog, i cili do të rekomandoj analizat e nevojshme si dhe do të vlerësoj qafën e mitrës me vizitë gjinekologjike.

Përpara se të tentosh për shtatzëni, mirë do jetë të bësh këshillim parakoncepsional. Për të mësuar mbi të, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti