Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ditës së ovulimit

Pershendetje Dr. Memli, ju pergezoje per punen qe beni dhe ju deshiroj pune te pa lodhshme. Isha e interesuar te dije per diten e ovulimit ne kete muaj, dje me 17.09.2012 e kam pas diten e pare te ciklit d.m.th jam me cikel, cilet jane ditet e mia me fertile se mbasi te perfundoje ciklin deshiroje te provoje per shtatzani? a ben te kem marredhenje si ta perfundoje ciklin apo me mire eshte ne ditet e ovulimit, a ben te perdori Clomifen? Ju pershendes shume dhe ju deshiroje cdo te mire.

ija h (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Ija,

Nëse dita e parë e periodave të fundit është dt. 17.09.2012 atëherë sipas kalkulatorit të ovulimit tek bebaime.com, ditët frytdhënëse i keni me dt. 28 Shtator 2012 - 04 Tetor 2012.

Raportet seksuale përpara periudhës ovulatore nuk duhet të jenë të shpeshta, pasi nuk arrihet të formohen spermatozoidë të pjekur. Prandaj janë të rekomanduara raportet seksuale çdo dy-tre ditë.

Siguri për fillimin e shtatzënisë, është raporti seksual i kryer në ditën kur veza ka madhësinë maksimale dhe mashkulli nuk ka kryer marrëdhënie seksuale së paku mbi 48-të orë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti