Stresi në shtatzëni
Dona Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dona,
Disa nga këshillat për të larguar stresin janë:
- Të shprehurit me bashkëshortin, nënën, me miken më të mirë. Rekomandohet edhe komunikimi sa më i mirë me mjekun ose me gratë e tjera shtatzëna.
- Edhe sporti mund të ndihmojë në qetësimin e stresit.
- Tërhiqe bashkëshortin për t’u bërë edhe ai pjesë e lidhjes me fëmijën. Do shikosh se sa mirë do ndihesh për një kohë të gjatë.
- Forcoje lidhjen me bashkëshortin. Bëj dashuri, nëse ua lejojnë kushtet e shtatzënisë.
- Përkëdhele barkun, flit me fëmijën tënd, dëgjo muzikë qetësuese. Futja në kontakt me bebin, është qetësuesi më i mirë i stresit.
Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak.
Gjithë të mirat.
Pershendetje i nderuari mjek. Jam shtatzene ne muajin e peste por kam stres per shkak te lindjes se foshnes se pare. A mund te me jepni ndonje keshille lidhur me menjanimin e stresit tim?