Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozita e bebes

Pershendetje une jam ne javen e 33 te shtatzanise dhe ende beba nuk ka rene me koke poshte a ka ende kohe qe te rrotullohet ne pozicionin e duhur nese nuk rrotullohet a ka ndonje problem gjate lindjes? Ju pershendes.

Qendresa Qendresa (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Qëndresa,

Të gjitha pozicionet që bebi merr gjatë shtatzënisë, janë normale. Përgjithësisht gjatë muajit të nëntë, fëmijët marrin pozicionin për lindje i cili nuk ndryshon më. Ka raste, sidomos tek fëmijët me peshë të vogël ku pozicioni i tyre ndryshon (situs mobilis). Për të patur edhe lindje normale, duhet që bebi të ketë marrë pozicion cefalik që do të thotë të jetë pozicionuar me kokë poshtë. Por edhe nëse ka pozicion tjetër, mjekët janë të aftë të realizojnë lindje të sukseshme qoftë edhe me prerje cezariane.

Edhe nëse bebi qëndron në pozicion më kokë lart, mjeku do të vlerësojë mënyrën e lindjes. Ai do zgjedhë rrugën e lindjes më të mirë të mudshme, për shëndetin tënd dhe të fëmijës.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti