Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si mund ta kuptoj a jam shtatzënë apo nuk jam?

Persh dokt. Mimoza. Kam pak dite qe kam disa simptoma, me eshte shtuar shume oreksi, me dhembiin shume dhembet, ndihem shume e dobet, sikur me dridhet trupi. Nuk ngopem me gjume. A ka mundesi te jem shtatzane? Ska ardhur ende koha e ciklit qe te di nqs me vonohen. Nga kryerja e marredhenieve ka kaluar 10 dite.

Alesja Domi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alesia,

Nga simptomet që përshkruan edhe mund të jesh shtatzënë. Por është ende herët për ta kuptuar me siguri nëse je apo jo. Duhet të presësh datën e pritshme të ciklit menstrual, dhe më pas të bësh një test shtatzënie.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti