Gjakderdhja gjatë shtatzënisë
Vlora Rama
(14 vite më parë)
Përshëndetje Vlora,
Gjakderdhja në shtatzëni asnjëherë nuk është normale. Shkaktarët e gjakderdhjes janë të ndryshëm dhe përfshijnë edhe shkaktarët hormonal, të cilët janë më të shpeshtët në shtatzaninë e hershme, infeksionet por mund të jenë edhe shenjë e diçkaje më serioze si fillimi i abortit, lindjes së parakohshme apo shkëputjes së placentës.
Prandaj të rekomandoj të ndjekësh rekomandimet e mjekut tënd gjinekolog.
Të uroj një shtatzëni të mbarë gjer në term.
Doktor jam 5 javeshe shtatzene por kam sekret te kafte dhe pak me pare edhe te kuq, jam duke perdorur 3 here ne dite utrogestan dhe jam ne regjim shtrati, cfare me thua a e kam shtatzanine ne rrezik? Ju lutem pergjigjuni se jam ne merak!