Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut

Doktoreshe, deshta te di a ka ndonje problem per bebin nese une e kam grupin e gjakut AB pozitiv ndersa bashkëshorti e ka 0 pozitiv. Ju faleminderoje pa mase.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eli,

Nuk ka asnjë problem. Problemi më i shpeshtë që lidhet me mospërputhjen e grupeve të gjakut lidhet me praninë e Rh faktorit. Nëse gruaja ka grupin e gjakut Rh negativ, kur burri është Rh pozitiv, atëherë në shtatzëninë e ardhshme mund të ketë probleme. Mospërputhja midis grupeve të gjakut është shumë e rrallë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti