javë pas jave
Përshëndetje Vjosa,
Gratë shpeshherë kanë vezoret policistike. Kjo do të thotë se vezoret prodhojnë më shumë folikula se ç’prodhojnë normalisht gjatë një muaji. Zakonisht gjatë një cikli menstrual fillojnë të piqen rreth 5 folikula dhe së paku një folikul i cili ka qelizën vezë ovulon (domethënë e liron qelizën vezë). Por, një vezore policistike fillon të maturojë së paku dyfish më tepër folikula se normalisht. Shumica e këtyre folikulave rriten, por nuk e lirojnë qelizën vezë. Domethënë më pak qeliza vezë lirohen, ovulacioni është i çrregullt dhe rrjedhimisht edhe ditët pjellore janë më të pakta.
Problem është i trajtueshëm dhe kur tentohet për shtatzëni, nuk duhet të jenë të pranishëm mikrokistet por të ketë vetëm folikul të maturuar.
Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/konceptimi/vezoret-policistik
Gjithë të mirat.


Dr Memli, te lutem ma sqaro pak shqetesimin tim, para 4-5 muajsh ne vizite me ultraze dr me tha skam cista, ndersa tash me tha nje tjeter se kam vezore policistike me cista te medha. A eshte e mundur te jene formuar nderkohe dhe a eshte rrezik nese mbes shtatzene me keto vezore? E brengosura shume, Vjosa.