Dalja e nishaneve gjatë shtatzënisë
Viola Monce
(14 vite më parë)
Përshëndetje Emi
Shtatzënia është një gjëndje, që shoqërohet me ndryshime në të gjitha sistemet e organizmit. Ndryshime ndodhin edhe me lëkurë. Shënjat e vogla më të errëta në lëkurë dhe nishanet më të mëdha, hiperpigmantohen dhe duken më të fryra. Gjithashtu vija e barkut e cila është e bardhë dhe quhet linea alba, errësohet dhe bëhet nigra (e errët). Pas lindjes, ngjyrimet kthehen në normalitet.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, a eshte normale dalja e nishaneve te vogla ne pjese te ndryshme te trupit gjate periudhes se shtatzanise? Une jam aktualisht 34 javeshe, flm, pres pergjigjen tuaj!