Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të jem shtatzënë?

E nderuar, Para gjashtë muajve kam pasur abort në javën e 11 ishte shtatzania ime e parë, tani me 19.08.2012 kam pasur ciklin e fundit, sot bëra dy teste shtatzanie dhe që të dyja rezultuan pozitive, por njëra vijë dukshëm më e dobët se tjetra, ndërsa këto dy ditë e fundit po kam sekret ngjyrë kafe dhe njëkohësisht kam edhe dhëmbje barku por jo të forta ngjajshëm sikur para ciklit, ndërsa mua më brengosë fakti se gjinjët nuk i kam tani shumë të lënduar dhe të zmadhuar, por kanë pësuar një ndryshim të vogël, a është e mundur të jesh shtatzënë dhe gjinjët të mos jenë shumë të lënduar në këtë fazë të hershme të shtatzanisë?

Lolaa R (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora,

Prania e dy vijave në testin e shtatzënisë konfirmon shtatzëninë. Por për të qenë e sigurtë, ju rekomandoj të bëni një beta hcg në një laborator analizash.

Gjithë të mirat.

(14 vite më parë)
ju lutem pse nuk me pergjigjeni po pres me padurim
(14 vite më parë)
ju lutem me ktheni pergjigjjen po pres me pa durim
(14 vite më parë)
17/09 20:07 (3 ditë më parë) Vjosa Stefa: pershendetje jam prap vjosa.Kam bere inseminim intrauterin para dy muajve por nuk pata sukese tani prap kete muaj kam provuar po pres nese do te me punoj fati.heren e pare nuk kam perdorur stimulues fare tani kete muaj kam marr injeksione fostimon dhe folikulat ishin dukshem me te mira.dallimin tjeter eshte se heren e pare nuk kisha asnje shenje kesaj here po kam dhimbje te gjokseve te hatashme sa qe spo mund as ti prek qka mendoni do kem sukses kesaj radhe?po pres me pa durim

/komuniteti