Sekrecioni ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë
A. U
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ena
Nëse nuk është dalluar ekografikisht prania e shtatzënisë, duhet që ta ripërsëritësh atë pas 2 javëve me sondë vaginale ose bëj edhe një beta HCG. Nëse gjakrrjedhja nuk është e shoqëruar me dhimbje në fund të barkut dhe është në sasi të pakët, mund të ndodhë si rezultat i vendosjes së vezës së fekonduar brënda në mitër. Të rekomandoj që deri në ekografinë e dytë, të qëndrosh shtrirë sa më gjatë të jetë e mundur, të mos bësh ecje të gjata dhe punë të rënda.
Të uroj fat dhe shtatzëni të mbarë nëse ajo është e pranishme.
E nderuar doktoreshe, me vemendje e lexova artikullin per gjakderdhjet ne shtatzani mirepo nuk po e gjej veten ne kete artikull. Kam bere testin e shtatzanise dhe rezulton pozitiv. Isha ne vizite tek gjinekologu mirepo nuk u pa gje, nuk u konstatua shtatzania. Sot kam pas nje lloj si sekrecioni me ngjyre me te mbyllet se gjaku (2,3 pika). Jam shum e brengosur a eshte i rrezikshem ky sekrecion? A d.m.th qe do te kem abort? Pres pergjigjen tuaj, Ju faleminderit.