Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam shqetësime mujore, nuk jam shtatzënë akoma!

Pershendetje doktoreshe, jam shume e shqetesuar se me kane ardhur mujoret 2 muaj rresht 2 here ne muaj, kam qene te nje gjinekologe me ka thene ke ciste dhe nuk mund te kesh femije kurre... mandej shkova te nje gjinekolog aj me tha ndryshe tha nuk ke asgje mire je por mitra jote kerkon femije... cfare duhet te bej? p.sh nese une akoma ruhem a mund ta demtoj mitren time po qe se nuk dua te kem akoma femije se akoma jam jashte martese? e pres pergjigjjen tuaj doktoreshe, me respekt Dona.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liridona

Gjakrrjedhja jashtë rradhës, mund të jetë si pasojë e ndonjë çrregullimi hormonal. Nëse përsëritet e njëjta situatë, duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog i cili duhet të japë një trajtim të nevojshëm. Mbetja shtatzënia nuk e zgjidh situatën.

Fëmijën mund ta kërkosh kur ti e dëshiron, sepse ruajtja nga një shtatzëni e padëshiruar nuk lidhet me çrregullimin apo infertilitetin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti