Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime rreth shenjave të shtatzënisë!

Se pari ju falemenderoj per pergjigjet tuaja mé te vertete na qetesoni pak. Pyetja ime ishte kam patur marredhenje pikerisht diten e ovulimit dhe menjehere te nesermen mé jan fryer gjinjte mbas nje jave kam ndjere dhimbje te ne fund te barkut dhe mes, marrje mendesh dhe gjithashtu kam pasur edhe sekretion me pak mé gjak. Mendoj se keto dite veza ka kaluar ne miter. Mirepo sot nuk i ndjej mé te njetat simptome kam frike qe veza nuk ka gjetur vend ne miter dhe mos kem ndonje abort?

Dina Shabani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dina

Duke ruajtur qetësinë, të rekomandoj të presësh ditën e pritshme të menstraucioneve. Nëse ato nuk vijnë, pas një jave bëj një test shtatzënie për të vërtetuar praninë e shtatzënisë.

Të uroj fat.

/komuniteti