Të vjellat e tepërta
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Hira,
Të vjellat në shtatzëni mund të vijnë për shkak të ndryshimeve hormonale, të ndryshimit të presionit të gjakut ose edhe nga mungesa e vitamines B në gjak. Zakonisht zhduken mbas muajit të tretë të shtatzanisë. Nëse të vjellat të kanë shkaktuar humbje në peshë apo humbje të lëngjeve të trupit, duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog.
Për të stabilizuar situatën këshillohet ndryshim i rregjimit të dietës si dhe ushqyerja e shpeshtë dhe në sasi të pakta.
Të uroj stabilizim sa më të shpejtë të gjendjes.


Pershendetje... jam ne muajin e 3 te shtatzanise dhe cdo gje qe ha e vjell, ndodh qe gjate tere dites gati 5 here vjell varesisht sa here ha gjinekologu im me ka thene se asnje ilac ne bote smund te ma ndal te vjellen pasi qe kete e shkakton beba, hormonet e shumta dashta nje keshille nga ju cfare te bej?