Ftohje në shtatzëni
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Suzana,
Shtatzënat ftohen më shpesh se sa gratë të cilat nuk janë shtatzëna. Kjo ndodh për shkak se sistemi imunitar është më pak i fuqishëm gjatë shtatzanisë.
Këshillat e rekomandueshme janë: pushoni sa më shumë, konsumoni sa më shumë lëngje të freskëta, kundër hundëve të zëna, përdorni sprej nasal me bazë ujë deti apo inhaloni, ushqimi le të jetë i balansuar me shumë pemë dhe perime, pini ujë të vakët me mjaltë dhe limon që të zbusni ndezjen e fytit dhe patjetër konsultohuni me mjekun nëse simptomet iu zgjasin më shumë se një javë, sidomos nëse janë të rënda, ndoshta iu është zhvilluar ndonjë infeksion sekondar.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 25-te te shtatzanise. Kam dy dite qe jam me ftohje, teshtime dhe pak bllokim hundesh, a ndikon kjo gjendje tek bebi dhe cfare me keshilloni te bej? Faleminderit.