Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e shpinës dhe barkut në javën e 35 të shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, flm shume per pergjigjet dhe kohen tuaj. Para 3 jave kom kry analizat kom pas infeksion urinare dhe kam perdore antibiotik mirepo pas perfundimit kam pas temperature te mbrendshme, cfare mendon se mund te jete? Pas nje jave me eshte shfaq nje kruarje vaginale e padurueshme edhe per kete kam marre tretmanin nga mjeku, mirepo ajo qe po me shqeteson eshte dhimbja e shpines edhe rreth e rrotull barkut dhe fundi i barkut gjithashtu, nuk jane ku me dite sa te forta po nuk mundem me flejte prej saj bile ana e djathte gjate nates pak me shume, cfare mund te jete per shkak te infeksioneve apo ecuri e shtatzanise? Mfal qe e zgjata. Pershendetje.

Medina O (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zamire

Infeksionet urogjenitale, japin ndryshime në ecurinë e shtatzënisë nëse ato nuk trajtohen. Në rastin tënd, përderisa shtatzënia ka vazhduar rregullisht, tregon se po ecën normalisht.

Dhimbjet në fund të barkut, duhet të dominohen në spazmolitikë të cilat duhet ti rekomandoj mjeku dhe ti përshkruaj në recetë. Trajtimi duhet të vazhdoj deri në javën e 37-të të shtatzënisë. Më pas, nuk rekomandohet të marrësh trajtime.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti