javë pas jave
Përshëndetje Kledi,
Shtatzënia është gjëndje e re, e organizmit të gruas. Në shtatzënitë normale, rritja fetale varet edhe nga përbërësit ushqimorë si dhe transporti i tyre dhe i oksigjenit nëpërmjet placentës, nga nëna tek bebi. Ka edhe shumë faktor të tjerë të rëndësishëm që përcaktojnë rritjen fetale. Gjatë dhjetëvjeçarve të fundit përmirësimi i kujdesit neonatal, ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve që fëmijët të lindin me peshë normale.
Në këtë kujdes bën pjesë edhe marrja e multivitaminave e cila i rekomandohet çdo gruaje shtaztënë. Multivitaminat e liçensuara dhe përdorimi i tyre brënda afatit të skadencës, ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen normale të bebit si dhe në mirëqënien e nënës.
Llojet e vitaminave (që mund të merren edhe si multivitamina), rekomandohen të përdoren nga fillimi deri në fund të shtatzënisë. E domosdoshme është edhe marrja e kriprave minerale dhe doza suplementare e hekurit. Marrja e jodit nëpërmjet kripës së jodizuar, ka rol të veçantë gjatë shtatzënisë.
Gjithë të mirat.


Pershendetje dr. Mimoza. Dua te di sa te rendesishme jane multivitaminat (si ilaç) gjate shtatzenise? Une aktualisht jam ne javen e 12 dhe me duhet te di kohen e duhur se kur duhet ti marr? Gjithe te mirat.