Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit në javën e 15

Pershendetje dr, desha te dije sa duhet te jete pesha normale ne javen e 15? Une sot isha ne kontrolle dhe mjeku me tha qe peshon 20 gr... e pres pergjigjen tuaj me padurim!

Besime Imeri (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Besiana,

Në javën e 15-të të shtatzënisë, mesatarisht fetusi duhet të peshojë 70 gram. Kjo nuk do të thotë se tek të gjitha shtatzënat, shifrat duhet të jenë të tilla sepse ato varen nga shumë faktor. Shpesh edhe përmasat e përcaktuara me ekzaminim ekografik, nuk dalin të sakta. E rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë të jetë normale dhe pa problem shëndetsore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti