Nuk kam cikël menstrual që nga 17 Korriku!
Ele Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elvira
Dyshon për çrregullim hormonal, prandaj mjeku të ka dhënë mjekim me utrogestan. Të rekomandoj të bësh disa analiza specifike, për të vlerësuar shkakun e këtij ndryshimi. Në bazë të rezultateve, mjeku do të japë edhe trajtime të tjera.
Gjithë të mirat.
Pershendetje shume e nderuara Keta. Nga 17 Korriku nuk kam me cikel, para nje muaji isha tek mjeku me tha qe nuk jeni shtatzene, kam bere nje test me ka dale negativ tani ka qe 15 dite qe i kam perdore ultragestan 5 dite ka 2 here ka 1 ne dite. Qe 10 dite jam duke i prit qe po me vijne pas terapise ende nuk kam, cka mendon qe behet fjale? Majet e gjinjeve nese i prek me dore jane shume te ndjeshme me dhembin shume. Te falemderit per kohen qe po e ndani me ne.