Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mukusi cervikal

Pershendjetje dr. Mimoza. A mund te me tregosh cfare eshte mukusi cervikal dhe si provohet a jam gati te bej femije apo jo? Pas sa kohesh eshte normale te ngelesh me shtatzene, pasi une dua te bej femije po ka 4 muaj qe nuk ngelem shtatzene. Te falenderoj.

Ervina Sheta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ervina

Mukusi cervical, është sekrecion i trashë që rrethon qafën e mitrës. Në periudhën e ovulacionit, masë cervikale bëhet më e hollë dhe më e tejdukshme për të ndihmuar avancimin e spermatozoidëve. Në një cikël menstrual 28-të ditor, kjo ndodh për rreth ditëve 14-16 të ciklit. Këto janë edhe ditët më të favorshme për të kërkuar shtatzëni. Në rastin tënd, të rekomandoj të bësh edhe një vizitë gjinekolgjike për të vlerësuar qafën e mitërs dhe ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit. Nëse rezultatet janë normale, shtatzëni do të vijë shpejt.

Të uroj fat.

/komuniteti