Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trashëgimia e sëmundjeve

Pershendetje, jam nje nene shtatzene ne muajin e 1-re, doja t'ju pyesja nese semundjet e trashegueshme trashegohen nga te dy prinderit dhe nese epilepsia eshte semundje e trashegueshme nga prindi mashkull?

Ina R (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Ka një statistikë e cila thotë se deri në 2% e njezve, mund të kenë epilepsi gjatë jetës së tyre. Rreziku për fëmijën e lindur nga babai me epilepsi është pak më i lartë se 2%, rreziku për fëmijën e lindur nga nëna me epilepsi (kur babi nuk është epileptik) mund të shkojë deri në 5%. Fëmija i lindur nga dy prindërit epileptik, është akoma më e madhe.

Shumica e fëmijëve nuk trashëgojnë epilepsinë nga prindërit, por mundësinë e trashëgimit për disa lloje të epilepsisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti