Hemorragji!
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Ilda
Nuk duhet të shqetësohesh për atë që të ti vlerëson vetë. Mjekja ka menduar që shkaku i sekrecioneve hemoragjike, mund të ketë qënë një infeksion i konfirmuar edhe nga skuqja e konstatuar. Nëse shenjat e hemorragjisë shtohen dhe ndjen dhimbje të forta në fund të barkut, drejtohu menjëherë tek mjekja. Bëj rregjim shtrati, duke ju shmangur punëve të rënda dhe ecjeve apo qëndrimeve të gjatë në këmbë.
Të uroj gjithë të mirat.
Refi
(11 vite më parë)
Pershendetje Doktoresha! Ka 8 dite qe kam sekrecione te kafta, jo ne sasi shume te medhaja por te konsiderueshme. Tre ditet e para kam pasur dhe pak dhimbje fund shpine dhe funs barku. Ka dy muaj kam tentuar per shtatezani. Kam nje vonese prej pese ditesh te ciklit. Kam bere test shtatezanie por me ka dale negativ. Ju lutem mund te me thoni se kush mund te jete arsyeja pse kam keto lloj sekrecionesh? Ju falenderoj dhe shpresoj ne nje pergjigje nga ana juaj.


Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 17 te shtatzanise. Perpara disa javesh u mjekova me progesteron dhe spazmex pasi kisha disa njolla te vogla gjaku. Ne javen e 16 bera nje eko, dhe dr. e ekos me tha qe jam mire dhe mund te dal nga regjimi i shtratit. Problemi: Perseri perpara 2 ditesh (kur isha 16 javeshe e 5 dite) pata pak sekrecione ne ngjyre kafe). Bera eko, dhe eko me doli shume mire, qafa e mitres eshte e mbyllur dhe nuk kisha rrezik. Gjinekologia me beri nje vizite nga poshte, me nje paisje qe perdoret kur behet pap testi per te pare me sy se si ishte qafa e mitres. Ndjeva dhimbje... Qafa e mitres ishte e skuqur. Qe prej dy ditesh une kam njolla here si ne ngjyre kafe here si e kuqe te shplare. Te lutem doktoresh, cfare t ebej se jam ne panik?