Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngjyra e urinës me neo penotran forte

Pershendetje doktoreshe. Po mjekohem me neo penotran forte. Por urinim e kam me shume ngjyre si portokalli, nuk kam djegie fare asnje lloj shqetesimi me urinim por ngjyra po me ben pershtypje se u be kohe qe e shoh keshtu. A ndikojne keto ovula qe marr cdo darke nga poshte?

Ina Ina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Trajtimi me ovulat Neo-penotran forte, është trajtim lokal për një vulvovaginit që nuk ka efekt në rrugët urinare. Ngjyra e urinës mund të vijë nga shkaqe të tjera. Për të gjetur shkakun bëj analizë të urinës komplet dhe mjeku do të të japë trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti