Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit në javën e 18

Pershendetje me falni qe ju shqetesoj here pas here por jam shume ne merak. Une jam ne javen e 18 per dy dite futem ne te 19. Kur jam ne levizje ose ulur ne karrige ndiej sikur dicka me gudulis ne bark dhe barku me ha dhe me kane thene qe jane levizjet e bebit por problemi eshte se te gjithe me kane thene se nena i ndien me teper levizjet e bebit kur eshte shtrire por une vetem nje here i kam ndi kur kam qene ne jave te 16 pastaj si kam ndi kurre me. Jam shume ne merak doktori kur bera viziten para nje jave me tha se bebi duket mire.

Noa Noa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erjona

Përgjithësisht lëvizjet fetale te shtatzënat për herë të parë, ndihen rreth javës së 22-të të shtatzënisë. Ndërsa shtatzënat për herë të dytë e më shumë, i ndjejnë lëvizjet fetale edhe rreth javë së 18-të. Por rregulli ka dhe përjashtime ashtu siç ka përjashtime edhe rregulli që në të shumtën e rasteve, shtatzënat i ndjejnë lëvizjet fetale shtrirë.

Prandaj nuk ka arsye për tu shqetësuar, veçanërisht kur mjeku nga vizita që ka kryer konstaton se bebi është me ecuri normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti