Dhembje mjedisi në shtatzëni
Jeta Narti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fatjeta,
Dhimbjet e mjedisit janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Shtimi në peshë shkakton tërheqje shtesë mbi kurrizin e shtatzënës. Me zmadhimin e mitrës ndryshon qëndra e rëndesës se trupit, gjë e cila detyron të kontraktohen muskujt e shpinës për të përballuar peshën e shtuar. Qëndrimet normale, pa sforcime, i pakësojnë dhimbjet e shpinës. Disa ushtrime për muskujt e shpinës dhe kufizimi i qëndrimeve të gjata në këmbë, çkontraktojnë muskujt.
Nëqoftëse dhimbjet e mesit vazhdojnë, mund të dyshohet për infeksion urinar ose rrezik për abort, prandaj duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen 25, qe 2 dite po kam dhembje mjedisi, qe ke mundesi me me tregu pse eshte kjo dhembje jo shume e madhe por qe nuk te len rehat? Te faleminderoj shume per pergjegjjet.