Sekrecione vaginale
Ervina Sheta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ervina
Ajo që tregon, më bën të dyshoj për një infeksion vaginal. Edhe mundet të rekomandohet trajtim vetëm nga simptomat, që gruaja referon. Por nuk është normale të veprohet kështu, kur mundësitë për bërë analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale ekzistojnë. Prandaj të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioaneve vaginale dhe mjeku do të të rekomandoj trajtimin e domosdoshëm që të i përshtatet organizmit tënd dhe që trajton me efektivitet infeksionin e shfaqur.
Të uroj shërim të shpejtë.
Kam shume sekrecione te bardha, gjate gjithe kohes, ndonjehere i kam dhe me nje ere te rende. Me trego cfare ilaqesh me rekomandon? a ndikon ne mbetjen shtatzene ky problem? a mund te marr nje ilaq pa bere analizat? te pershendes.