Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e lindjes

E nderuar dr Moza une jam ne javen e 34... nganjehere po kam dhimbje ne vagine por nganjehere edhe po me dhemb barku dhe mjedisi sikur kur dojne me te ardh cikli por jo dhimbje te medhaja te voga. Tani kane filluar edhe majet e gjoksit te me kruhen... a jane shenja te lindjes apo cfare jane keto? dua te tregoj se une kam pas edhe nje abort dhe jam qel shume lehte... sa qe edhe mjeka me pat than qe koke qel shume mire.... a menndon qe edhe ne lindje do te qilem lehte? te pershendes shume.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije

Dhimbjet që ankon nuk janë normale në këtë moshë të shtatzënisë. Dyshoj se diçka nuk shkon mirë në ecurinë e shtatzënisë. Drejtohu te mjekja që të bësh të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe të marësh trajtimin e duhur nëse është e nevojshme. Qëndro sa më shumë shtrirë dhe mos bëj ecje të gjata si dhe punë të rënda. Duhet të dish që lindja konsiderohet normale kur kjo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë.

Kruarjet në majat e gjoksit, tregojë që gjri po përgatitet për gjidhënie.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti