Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale gjatë muajit të nëntë të shtatzënisë

Pershendetje. jam shtatzene ne javen e 9, kam mundime te lukthit edhe te vjella here pas here, te gjinekolugu jom kontrollu e me ka thane qe jom shume mire mirepo desha me ju pyet se a guxoj me pas marredhenje seksuale gjate kesaj kohe? faliminderit shume.

Tina Aa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina,

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë ndalohen vetëm atëherë kur krijohen ose janë të pranishme kushtet për lindje parakohe, pra kur shtatzënia mund të rrezikohet. Mjeku që ndjek shtatzëninë, mund të përcaktoj këto situata.

I rëndësishëm është fakti që gjatë marrëdhënies me partnerin, mbi barkun e gruas nuk duhet të ushtrohet peshë. Gjatë marrëdhënies gruaja duhet të zgjedhë një pozicion sa më të përshtatshëm dhe të mos krijojë sforcime të cilat mund të ndikojnë tek fetusi.

Kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet pastërtisë vaginale nga ndonjë infeksion i mundshëm.

Të uroj një shtatzëni normale.

/komuniteti