Cikli menstrual pas lindjes
Minushe Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Azemine,
Mungesa e menstruacioneve pas lindjes është e ndryshme në individ të ndryshëm. Tek gratë që nuk e ushqejnë fëmijën e tyre vetëm me qumështin e gjirit, menstruacionet vijnë më herët ndoshta edhe 45 ditë pas lindjes. Ndërsa tek gratë që e ushqejnë fëmijën vetëm me qumështin e gjirit, periudha e vonesës menstruale ka mundësi të zgjasë edhe deri në 1 vit pas lindjes.
Për tu mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar, përdor ndonjë nga metodat e planifikimit familjar:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Ju lutem me tregoni a ka mundesi qe jam shtatzane apo cikli nuk është i rregullt te kete cikel te crregullt pas lindjes? Mua pas tre muajve qe kam lind me kane ardhe menstruacionet per here te pare, ndersa per here te dyte kane kaluar 5 jave nuk me erdhen testin e bera me doli negativ, nuk po di a eshte normale a kam mbet shtatzane? Ju falenderoj per kohen tuaj.