Vonesë cikli 13 muaj pas lindjes
Meri Meri
(14 vite më parë)
Përshëndetje Merita
Nëse e ushqen fëmijën me qumësht gjiri, cikli menstrual edhe mund të çrregullohet. Drejtohu te mjeku gjinekolog për të bërë ekzaminim ekografik dhe disa ekzaminime të tjera specifike. Në bazë të rezultateve ai do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur për të patur cikël të rregullt mestrual.
Gjithë të mirat.
Prsh doktoresh urime per punen tuaj. Jam ne merak mos kam ndonje problem sepse kam 13 muaj qe kam lindur djalin tim dhe nuk me ka ardhur akoma cikli menstrual, lindjen e kam kryer me operacion, kam bere teste shtatzanie por rezulton negativ. Cfare mund te bej? Eshte normale kjo gje? Ju flm shume.