javë pas jave
Përshëndetje Blerina,
Rreth 40-të ditë pas lindjes, organet gjenitale femërore rigjenerohen, që do të thotë se rikthehen në gjendjen e tyre të paralindjes. Gjatë kësaj periudhe, që quhet edhe periudha e lehonisë, gruaja ka lohje që janë gjakrrjedhje të lehta. Nëse lohjet nuk shkojnë duke u paksuar atëherë kontakto gjithsesi mjekun tënd gjinekolog.
Menstruacionet rikthehen me kalimin e kësaj periudhe të paslindjes, nëse ushqyerja me gji e fëmijës nuk bëhet fare ose bëhet jo në kushte të përcaktuara.
Pas lindjes është e këshillueshme, që çifti të përdorë metodat e planifikimit familjar. Nëqoftëse preferohet që ushqimi me gji i fëmijës të vazhdojë, atëherë nuk rekomandohen kontraceptivët hormonal. Midis të tjerave, një nga metodat efikase të kontracepsionit pas lindjes është spiralja. Megjithatë zgjedhja është e ciftit, por nuk duhet harruar seë përpara se të vendoset për metodën e kontracepsionit, duhet të bëhen disa analiza të thjeshta të cilat i rekomandon mjeku dhe në bashkëpunim me ty, do zgjidhet kontraceptivi më të favorshëm.
Për më tepër lexo artikullin e linkut poshtëshënuar.
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-
I uroj shëndet fëmijës tënd dhe gjithë të mirat.


Pershendetje Dr Morina... Doja te beja nje pyetje, kam 7 jave qe kam lindur, lindje krejtesisht normale, femia i pare, jam gjidhense, por kam nje shqetesim kulloj sekrecione me ngjyre te kuqe vetem diten ngapak jo shume d.m.th nuk me jane ndalur fare te kulluarat qe nga lindja e nganjehere kam edhe marramendje por dhimbje nuk kam askund... a eshte normale a jam tu u pastru apo eshte dicka qe duhet te shqetesohem dhe te kerkoj ndihme nga gjinekologu?