Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje, doja te merrja nje konfirmin nga ana juaj ne jam shtatzane apo jo. Une kam nje vonese prej 11 ditesh sot nga cikli, prandaj jam edhe e shqetesuar pasi ciklin e kam jashtezakonisht te rregullt. Kam bere 3 teste, te 3 me kane dale negative. Dje bera nje analize gjaku dhe hormoni HCG me doli ne vlerat 2 dhe 3,2. Me sa jam informuar, me kane thene qe ky hormon nuk ekziston fare tek femrat jo shtatzena. Kam marre parasysh eshe mundesine e nje crregullimi te ciklit ose bllokim po une nuk kam asnje lloj dhimbjeje ne vezore apo shqetesim tjeter. Doktori ku bera analizene e gjakut tha qe nqs ke akoma vonese hajde serisht pas 5 ditesh pasi mund te jete zhvillim i ngadalte i embrionit. Ju lutem Doktoreshe me ktheni nje pergjigje sa me pare. Faleminderit. Gjithe te mirat.

Aida Hoxhaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida

Vlerat e beta HCG nën 5, tregojnë se shtatzënia mungon.

Dyshoj për një çrregullim hormonal. Ekzaminimi ekografik i shoqëruar me disa analiza, mund të çojnë në diagnostikimin e këtij çrregullimi menstrual.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti