Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja ngjyrë kafe në fillim të shtatzënisë

Doktoreshe shpresoj te jeni mire, une ciklin e fundit e kam pasur me 19 gusht dmth tash sipas ciklit po i bjen me i pas 5 jave, dje isha nje kontroll te gjinekologia pasi testi me doli pozitiv dhe ajo me tha qe vetem endometriumi tu ka trashur mirepo qesja edhe nuk eshte formuar e bera BETA-hcg dhe me doli pozitive permbi 200 me tha qe pas 3 dite me e perserit prap, por dje dhe sot kam pak gjakderdhje ngjyre kafe jam e shqetesuar a mund te jete normale kjo apo cfare te beje? ju lutem pres me padurim nje pergjighje nga ju.. kaloni nje dite te mire.

Lea Ida (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta,

Gjakrrjedhja në shtatzëni asnjëherë nuk duhet të konsiderohet normale. Nuk është shenjë e mirë gjakrrjedhja, qoftë edhe me ngjyrë të kaftë. Edhe mundet që sekrecionet kafe që përshkruan, të mos ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë, por duhet të kontaktosh një mjek gjinekolog, i cili me anë të ekzaminimeve ka mundësi të përcaktoj shkakun e kësaj hemorragjie të lehtë dhe ta dominojë atë me preparate mjeksore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti