Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar

Pershendetje e nderuara dr. Mimoza, deshta tju pyes ne lidhje me mbrojtjen nga shtatzenia e padeshiruar. Kam vajzen 10 muaj ciklin e kam te rregullt dhe po frikesohem mos po mbes shtatzane e vajza ende e vogel. Kohet e fundit rregullisht po perdorim kondom po na duket si me i sigurt. Mirepo deshta tju pyes a mos ndoshta eshte i demshem te perdoret rrregullisht? Ju faleminderit per kohen qe ndani per te na ndihmuar me hallet tona. Me respekt, Rona.

Blerona Hyseni (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerona,

Të gjitha metodat e planifikimit familjar, janë të shëndetshme të pranuara dhe të përdorura nga rrethet shkencore mjeksore. Ato dallojnë nga njëra tjera për mënyrën se si e zgjidhin problemin, por dallojnë edhe për shkak të avantazheve dhe disavantazheve të secilës metodë.

Kështu që ska asnjë problem nëse juve keni zgjedhur të mbrohemi nga shtatzënia e padëshiruar me anë të mbrojtjes me prezervativë (kondomë).

Vetëm duhet patur kujdes që kondomët të ruhen në vende të thata dhe të freskëta, si dhe të mos përdoren preparate të yndyrshme për ta lyer gjatë përdorimit. Kondomi përdoret vetëm një herë. Pas çdo marrëdhënie seksuale, këshillohet larja mirë e organeve seksuale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti