Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja në shtatzëni në javën e 14

Dr. jam e shqetesuar rreth gjakderdhjes qe me ndodhi sot ne mesdite, kur hyna ne banjo per te urinuar me rane dy tri pika te kuqe jo edhe aq te erreta por si pembe jam ne javen e 14 te. A eshte dicka e demshme per bebin tim kjo? Te lutem me pergjigj flm per mirekuptim!

Arbnore Sadriu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnore,

Gjakderdhja në shtatzëni asnjëherë nuk është normale. Shkaktarët e gjakderdhjes janë të ndryshëm dhe përfshijnë edhe shkaktarët hormonal, të cilët janë më të shpeshtët në shtatzaninë e hershme, infeksionet por mund të jenë edhe shenjë e diçkaje më serioze si fillimi i abortit, lindjes së parakohshme apo shkëputjes së placentës.

Prandaj të rekomandoj të ndjekësh rekomandimet e mjekut tënd gjinekolog.

Të uroj një shtatzëni të mbarë gjer në term.

Arbnore Sadriu (14 vite më parë)
Flm shum per kete kshill dhe ndihemen e juaj..
Jeta ,,,, (14 vite më parë)
edhe mua me ka ndodh kur isha shtatzan,mirpo nuk ka pat ndonje problem,shpresoj edhe tek ti te jet e njejta ,,..

/komuniteti