Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilin muaj jam?

Pershendetje! Se pari faleminderit per kohen qe ndani me ne. Deshta te pyes ne cillin muaj jam tani diten e pare te cikit te fundit e kam pasur me 20 maj 1012 terminin ma ka be doktori me 21 shkurt me lind. Ju lutem me ktheni pergjigjje. Faleminderit per mirekuptim.

Linda Linda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Në mjekësi shtatzënia llogaritet me javë dhe jo me muaj. Sigurisht të intereson se kur fillon periudha brenda së cilës ndodh lindja dhe nëse ndodh, a është me kohë.

Një lindje konsiderohet normale nëse ajo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë, pra lindja quhet me kohë prej javës së 37 deri në javën 42.

Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 20.05.2012, atëherë ju jeni në javën e 18 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 24.02.2013.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti