Efektet anësore të utrogestanit
Valmira Hoti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valmira
Preparatin utrogestan, duhet ta vazhdosh aq ditë sa të është rekomanduara nga mjekja. Nuk ka lidhje konsumi i utrogestanit me vështërisitë gjatë lindjes. Janë shkaqe të tjera që çojnë në lindje të vështirë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderura mjeke, po filloj menjehere me pyetjen. Jam shtatzene ne javen e 8 dhe para disa diteve pata pak gjakderdhje shume pak ngjyre e qelur si ne te portokallet, ate dite kam qene shume e lodhur me pune, dhe ne mbremje u lajmerova menjehere te mjekja me qe ma heret kam pas dy deshtime ne javen e 5 dhe mjekja me dha te perdori utrogestan nga 2 ne dite dhe tha sapo te ndalet gjakderdhja fillo me nga nje ne dite sepse ndimojne shume per zhvillimin e shtatzanise, dhe pasi me eshte ndalur gjakderdhja po mendoj qe mos me i pi ma veq ne raste nevoje per arsye se nje shoqe e imja qe ka perdor 3 muajt e pare mandej ne lindje ka pas shume problem sepse me ore te tera pasi ju ka derdh uji ajo nuk eshte qele per me lind. Pyetja eshte se a eshte e vertet qe ne fillim jane shume me efekt te mire ndersa ne lindje pastaj te sjellin probleme? A te vazhdoj ti pi apo jo? Faleminderit shume, me respekt, Valmira.