Pyetje pas abortit
Ana Ana
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Pas menstruacioneve të para pas abortit, rekomandohet një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar qafën e mitrës dhe sekrecionet vaginale si dhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar vezoret dhe kavitetin uterin.
Me ndërprerjen e shtatzënisë, gjoksi rikthehet në funksionin e mëparshëm dhe nuk ka rrezik për për formim kistesh apo patologji të tjera për shkak se është fryrë gjatë shtatzënisë.
Për rënien e flokut, të rekomandoj të konsultohesh me një mjek dermatolog.
Nuk besoj se ka mbështetje shkencore vlerësimi i gjinisë se fëmijës së ardhshme, nga vizita e abdomenit. Kjo është një shaka e bukur për tu besuar.
Gjithë të mirat.
Ne daten 22 gusht kam nderprere shtatzanine ne javen e 9. Ishte shtatzania e pare. Tani me kane ardhur periodat normal. I kam lexuar te gjitha infot qe keni ju si dhe kam biseduar me gjinekologun tim por doja nje mendim tuajin pasi me kane lindur shume pyetje: 1. Cfare ekzaminimi duhet te bej tani vizite apo thjeshte eko per merak? 2. Gjoksi me dhimte shume qe nga java e 5 e shtatzanise dhe mu fry tani a duhet te shqetesohem per krijime cistesh apo gjera te ketij lloji? 3. Floku pas kesaj po me bie ne mase shqetesuese cfare vitaminash me rekomandoni te marre? Une tani kam mar b kompleks por me aq info sa kam pasur vet pasi doktori me dha vetem 3-4 dite mjekim bashkangjitur me vit c. 4. dhe dicka te fundit para 2 vitesh bera viziten e pare gjinekologjike dhe duke bere nje eko abdominale doktoresha pervec gjithe te tjerave me permendi se do besh cun kur te behesh me femije. A dallohet kjo gje vetem nga vezoret e femres apo e shtoi nga vetja dokt.? Te lutem me sqaro aq sa mundesh, me falni per mundimin dhe je zonje me gjithe kuptmin e fjales. Shume faleminderit.