A ka pengesë fjetja në shpinë në shtatzëni?
Enisa Teli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Enisa,
Mirë është që pozicioni i qëndrimit shtrirë, të jetë anash majtas. Por nëse ndihesh komode në shpinë, mund të qëndrosh edhe ashtu. Nuk është e detyrueshme qëndrimi anash majtas, pavarësisht se rekomandohet pasi oksigjenimi i bebit bëhet më i mirë në këtë pozicion.
Dhimbjet e mesit janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Por, nëqoftëse dhimbjet e mesit vazhdojnë, mund të dyshohet për infeksion urinar prandaj duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. jam ne javen e 19 dhe me shqeteson fakti se shpesh here me thote burri se naten kur fle me sheh mua duke flejtur ne shpine kam lexuar se shtrirja ne shpine pengon qarkullimin e gjakut deri tek beba... ju lutem em ndihmoni cka te bej se nuk e kontrolloj dot veten en gjume se en cfare pozite flej dhe pyetja e 2. eshte: kam shuuume dhimbje ne mes qe ne muajin e 3 kam pas mirepo se vjen e me shume kam ne pune qe ri 4-5 ore ne karrige mezi qe cohem me duket se gjithe ato ore me jane paluar eshtrat me nje vend dhe kur cohem e ndjej sikur me u largu njeri asht prejt tjetrit... me fal qe e zgjata.. ju faleminderit shum per kohen qe ndani per ne.