Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A e shkakton mosmbetjen shtatzënë mbrojtja e gjatë nga shtatzënia?

Pershendetje doktoreshe. Kam ca vite qe jam e fejuar dhe njekohesisht kam marredhenje me te fejuarin, mirepo gjate bisedave me te afermet me thone se te ruhesh nga shtatzania nuk eshte mire sepse mundesh me vone mos me mbet fare me barre, desha te degjoj nga ana juaj se a eshte e vertet kjo, si e sheh ana mjeksore mbrojtjen nga shtatzania te nje femre qe nuk ka lind ende? Ju falmnderit per durimin tuaj.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita,

Mbrojtja ndaj shtatzënisë së padëshiruar nuk është faktor për mosmbetjen shtatzënë. Në kohën kur çifti e dëshiron shtatzëninë, realizimi i raporteve seksuale pa mbrojtje e siguron atë.

Të uroj gjithë të mirat.

(14 vite më parë)
Ju falmnderit per pergjigjen me keni liruar nga nje breng qe e kisha tash e sa kohe.

/komuniteti