Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Temperaturë pas lindjes

Pershendetje dr Moza, kam lindur para 9 ditesh dhe prej 5 ditesh kam temp 37 deri 37 e gjysem kam pire shpesh paracetamol por jam e shqetesuar se pse e kam vajzen e ushqej me gji, ndoshta e kam nga dhimbja e gjoksit se me eshte acaruar dhe me dhemb kur vajza pi, te lutem me kthe nje pergjigje sa me shpejte, se kam dhe dhimbje koke here pas here a ndikon kjo gjendje te femija im? Faleminderit.

Marsela Poci (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsela

Periudha që po kalon pas lindjes quhet periudha e lehonisë. Ardhja e qumështit shoqërohet edhe me një ngritje të lehtë të temperaturës. Të këshilloj që gjirin ta mmbash të zbrazur gjithë kohën. Kjo do të thotë që fëmijën ta vësh në gji sa herë që ai kërkon dhe ta mbash jo më gjatë se 20 minuta. Paracetamolin mund ta përdorësh, pasi ai nuk kalon në qumësht.

Gjithë të mirat.

/komuniteti