Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është normale rrjedhja e gjirit në javën e 18 të shtatzënisë?

Pershendetje dokt.! Jam ne javen e 18 te shtatzanise dhe sot kam patur pak rrjedhje te gjinjve. A eshte normale kjo gje apo duhet te konsultohem me gjinekol. qe po me ndjek shtatzanine? Faleminderit per gatishmerine tuaj!

Dorina Agalliu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina,

Rrjedhja e gjinjve është fenomen që ndodh tek gratë shtatzënë. Mos i ngacmo gjinjtë e në veçanti mos i shtrydh ato. Konsulta e herë pas herëshme me mjekun, për të vlerësuar rrjedhjen nga gjoksit, është e domosdoshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti