Thartira në shtatzëni
Valentina Tuana Ibishi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valentina,
Shtatzënia mund të shkaktoj variacione të oreksit dhe një gjendje të përgjithshme jo të mirë në traktin gastro-intestinal. Djegësira/thartira në lukth, vjen si rezultat i refluksit gastro-ezofageal i cili është i pranishëm në fund të shtatzënisë. Koha mesatare e zbrazjes së stomakut ulet, pasi reduktohet tonusi dhe lëvizshmëria e tij.
Kjo gjëndje nuk është e rezikshme, pasi është fiziologjike dhe ndodh në shtatzëni.
Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, aty do gjesh përgjigjen për shqetësimin tënd:
http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, pyetja ime eshte thartira ne shtatzeni, nuk po mund as te fle. Jam ne javen e 35. Pi qumesht mirepo asgje. Ju lutem me tregoni cfare te bej? Ju faliminderit.