Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut A Rh negativ

Pershendetje doktoreshe une jam ne javen e 31 te shtatzanise edhe grupi im i gjakut eshte A Rh negativ, dr im personal gjate perfundimit te javes 20 me ka rekomanduar IC testin te njejtin e kam perserit edhe ne perfundimin e muajit te 7 por vaksinen rrogam me ka thene qe duhet bere mas lindjes nese bebi im ka grupin e gjakut pozitiv a ka ndonje problem qe une ende se kam bere kete vaksine? Ju pershendes shume dhe ju deshiroj pune te mbare.

Edona Kruma (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Edona,

Nese nje grua ka grupin e gjakut Rh negativ, atehere gjate shtatzenise mund te prodhoje kundertrupa te cilat do t'i sulmojne eritrocitet te cilat jane Rh pozitive. Per kete arsye çdo grua e cila ka grupin e gjakut Rh negativ dhe e cila kryen shtatzenine (qofte me lindje normale, me lindje me operacion, qofte abort ose shtatzeni jashte mitres) i jepet ampulla Rhogamm e cila mbron nga ky reaksion. Teorikisht nese ne shtatzenine e ardhshme fryti do te kete grupin e gjakut Rh pozitiv atehere eritrocitet e frytit do te shkaterrohen nga kundertrupat qe i prodhon organizmi i nenes.

Pasi qe nuk e ke marre ampullen rhogamm, pas lindjes do t'i caktohet grupi i gjakut i bebes dhe nese beba do ta kete grupin e gjakut rh pozitiv, ty do te te jepet ampulla rhogamm.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti